Ngacmoi s*ksualisht 3 të mitura, më e vogla 7-vjeçe, arrestohet pedofili

0

Një 61-vjeçar është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 3 vajza të mitura, më e vogla e tyre 7 vjeçe.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditët e fundit, dhe dyshohet se është denoncuar nga familjarët e vajzave, ndërkohë që mbi 61-vjeçarin rëndon akuza e “ngacmimit seksual”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë ndalimin e  shtetasit V. M., 61 vjeç, banues në Erind, Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura të moshës 14 vjeçe, 8 vjeçe dhe 7 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu