Ngacmoi vajzën me sindromën ‘Down’, nis procedimi për 34 vjeçarin në Elbasan.
Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për G. P., 34 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), pasi ka kallëzuar një shtetase se 34-vjeçari ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj 21 vjeçe (me sindromën “Down”);
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.