Ngatërrohet demokrati, thotë emrin e Lulzim Bashës si kandidat të Berishës në Vorë (VIDEO)

0

Ish-kryeministri Sali Berisha është duke zhvilluar një takim në bashkinë e Vorës ku po prezanton kandidatin e Shtëpisë së Lirisë për 6 marsin.

Ndërkohë, folësi i parë në këtë takim ka ngatërruar emrin e kandidatit të Berishës, Lulzim Vrana duke e quajtur Lulzim Basha.

Në një moment të fjalimit të tij ai tha se emrin e Lulzim Bashës si kandidat, por e kuptoi menjëherë lapsusin për shkak të afërsisë së emrit.

“Për mua është një emocion i madh. Sot për ne është një ditë historike. Ne na ka kllaposur një situatë e vështira, prandaj këtu duhet të fillojë ndryshimi. Me nismën e opozitës së bashkuar ne do të fitojmë patjetër bashkitë dhe qytetarëve tanë do t’u kthejmë dinjitetin.

Ju përgëzoj dhe të gjithë në 6 mars. Të nxjerrim kandidatin tonë, Lulzim Basha… zotin Lulzim Sefer Vrana, kryetarin e bashkisë Vorë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu