Ngjarja në Paskuqan, si paraqiten gjendja shëndetësore e dy të plagosurave

0

Elena Hysa dhe nëna e saj Kujtime Hysa, nënë e bijë që u plagosën sot nga Dan Hutra ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Burime kanë bërë me dije se dy pacientet e plagosura janë në gjendje shëndetësore stabël, koshiente, dhe ndodhen nën trajtimin intensiv nga stafi mjekësor.

Mësohet se autori nuk ka komunikuar me asnjë nga personat që ndodheshin në banesën e ish gruas në Paskuqan.

Sapo ka hyrë ka qëlluar me breshëri duke lënë të vdekur kunatën Mevlute Hysa dhe të fejuarën e ish kunatit Hasime Dafku.

Pasi i është bllokuar arma, ka plagosur me thikë ish partneren dhe nënën e saj.

Autori i ngjarjes kishte pak ditë që kishte dalë nga burgu pasi ish gruaja kishte tërhequr kallëzimin për dhunë ndaj tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu