Ngjarja që tronditi Shqipërinë, vrasja e Mateo Vasiut pasqyrohet dhe në Greqi

0

GREQI – Lajmi i vrasjes makabre të Mateo Vasiut nga fqinji i tij Klodian çalamani është pasqyruar dhe në mediat greke. Njëra prej tyre “Politis” ka raportuar krimin e tmerrshëm të ndodhur në fshatin Greçalli të Fierit.

Banorët e fshatit Greçalli në Fier janë të shokuar pas vrasjes horror të një djali 8-vjeçar, i cili vdiq tragjikisht në duart e fqinjit.

Sipas “albaniandailynews.com”, vrasësi 38-vjeçar, i cili më parë ka qenë i arrestuar, e rrëmbeu fillimisht 8-vjeçarin dhe më pas e vrau atë.

Deri tani, policia bën me dije se zhdukja e 8-vjeçarit ndodhi në orën 9:00 të mëngjesit të së martës, ndërsa 38-vjeçari e kishte mbyllur djalin në shtëpi.

Prindërit e fëmijës denoncuan zhdukjen e tij 6 orë më vonë kur djali nuk u kthye në shtëpi.

Policia, pasi filloi kërkimet në shtëpinë e Klodian Kallamanit, gjeti trupin e djalit të mbuluar me dhe në oborrin e shtëpisë.

Vrasësi rrëfeu në polici krimin brutal, ndërsa shumë qytetarë kërkojnë hakmarrje dhe dënim me vdekje për 38-vjeçarin pas publikimit të fotos.

Fëmija është parë për të herë të fundit i gjallë duke përdorur biçikletën e 38-vjeçarit, ndërsa fqinjët thonë se e kanë parë për herë të fundit viktimën të hynte në shtëpinë e vrasësit.

Mediat shqiptare raportojnë se 38-vjeçari jetonte i vetëm pasi babai dhe vëllai i ti qëndrojnë në burgjet e Greqisë, kurse e ëma jeton në Shkup.

Marrë nga “Politis”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu