Ngjarje e rëndë/ Mbyten dy fëmijë 11 dhe 13 vjeç në liqen. Ja ku ndodhi ngjarja

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme, ku dy fëmijë të mitur janë gjetur të mbytur.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në liqenin e Prushit, ku dy të miturit, përkatësisht të moshave 11 dhe 13 vjeç janë gjetur pa jetë. Polumbarët e Reneas kanë shkuar drejt vendngjarjes dhe kanë nisur kërkimin për nxjerrjen e trupave, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:05, në liqenin e Prushit, janë mbytur dy të mitur të moshës 11 dhe 13 vjeç.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.

Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu