Ngjarje e rëndë në Francë. Çifti shqiptar gjendet i masakruar me thika

0

FRANCË– Një çift shqiptarë të Kosovës janë gjetur të masakruar me thika brenda apartamentit ku jetonin në Francë. Ngjarja e rëndë bëhet me dije nga mediat franceze. Në artikull shkruhet se dyshja janë gjetur të vdekur një ditë më parë në një apartament të vendosur në lagjen Plateau de la Justice në Epinal.

Sipas elementeve të para të hetimit, burri dhe gruaja janë vrarë me thika. Katër fëmijët e çiftit kanë qenë të pranishëm në momentin e mbërritjes së policisë.

Kanë qenë fqinjët që kanë dhënë alarmin rreth orës 08:30 për ngjarjen në fjaëlë pasi kanë dëgjuar zhurma në apartamentin ku banonin shqiptarët. Dëshmitë e fëmijëve do të jenë thelbësore për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, por ende nuk dihen detaje.

Të dielën policia ka ndërhyrë në të njëjtën familje për një mosmarrëveshje mes dy fëmijëve të çiftit që u gjetën të masakruar me thika.

(F.m/dosja.al)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu