TIRANE – Megjithë masat e shumta të sigurisë, të marrë për mbarëvajtjen e derbit të kryeqytetit, viktimë e incidenteve ka rënë autobusi i bardhebluve të Tiranës, i cili është sulmuar nga tifozët e Partizanit.
Teksa automjeti po kalonte pranë stadiumit “Air Albania” për t’iu drejtuar hyrjes nëntokësore të parkingut të impiantit, tifozët e “Demave të kuq”, edhe pse kishte forca policore që shoqëronin automjetin, raportohet se tifozët e Partizanit kanë sulmuar autobusin, duke thyer xhamat e tij. Pamjet flasin qartë…
Një situatë e turpshme në prag-derbi, e cila shpresojmë të mos jetë një paralajmërim për shfaqjet e papranueshme të derbit të mëparshëm.