Ngjarje tragjike në Dimal/ Po punonte në lavazh, 15-vjeçarin e zë korrenti dhe vdes në vend. Arrestohet pronari

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Dimal, ku një 15-vjeçar ka ndërruar jetë.

Mësohet se i mituri ka humbur jetën teksa ishte punuar, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në një lavazh, teksa i mituri punonte dhe e ka zënë korrenti.

Ndërkohë, në pranga ka rënë pronari i lavazhit, nën akuzë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 37 vjeç, banues në Dimal, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Mëngjesin e sotëm, në lavazhin në pronësi të 37-vjeçarit, një shtetas 15 vjeç, banues në Dimal, i cili punonte si ndihmës, në këtë lavazh, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë, ka humbur jetën. Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vijojnë hetimet për të dokumentuar përgjegjësinë penale të shtetasit A. H.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu