Një tjetër rast shokues i abuzimit me të mitur është zbuluar në Greqi.
Policia greke ka arrestuar Kozma Dhimitër Papa. 56-vjeçarin nga fshati Dhrovjan i Sarandës, pasi akuzohet për përdhunim dhe vepra të turpshme me të mitur.
Kozmai ka abuzuar seksualisht me një vajzë 15-vjeçare që kur ajo ka qenë 8 vjeç.
Ai u arrestua mëngjesin e së shtunës në Athinë me urdhër të Prokurorisë, ndërsa në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi prova dixhitale, të tilla si foto, që provojnë abuzimin e tij seksual ndaj vajzës së mitur.