Niko Komani i ‘vodhi’ krijimin artistit brazilian. Fustani i Ronela Hajatit i kopjuar!

0

Përfaqësuesja e Shqipërisë Ronela Hajati ka marrë vëmendje të madhe me veshjen e saj teksa ka parakaluar në tapetin Turquoise në ceremoninë e hapjes së festivalit Eurovision.

Këngëtarja kishte zgjedhur një veshje që duket unike, shoqëruar me një kapelë po kaq të veçantë, të stiluar nga Niko Komani.

Por, një ilustrator brazilian, i cili në Instagram identifikohet me emrin Pedro Leopoldom ka akuzuar stilistin shqiptar Niko Komani se i ka vjedhur stilimin pa lejen e tij dhe pa i dhënë meritat e duhura.
Leopoldom ka bërë disa postime në Instastory ku fillimish kërkon ndihmën e ndjekësve duke postuar më tej veshjen e këngëtares Ronela Hajati.

Më pas artisti brazilian shkruan:

“Kanë përdorur dizenjimin tim pa leje, dhe nuk më dhanë credits (meritat)”

Ai ka postuar gjithashtu dizenjimin që ai ka bërë, i cili është i ngjashëm me veshjen e Ronela Hjatit në tapetin “Turquoise”, ku bie në sy që kjo foto është postuar në llogarinë e tij më datë 29 prill të vitit 2020. Megjithëse postimi ka dy vite që është bërë, vihen re komentet e ndjekësve, të cilët etiketojnë stilistin shqiptar Niko Komani, ndërsa nuk ka një reagim nga ana e këtij të fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu