Nikollaq Mihali, drejtor teknik në ARRSH paraqitet në SPAK

0

Drejtori teknik në hartimin e projekteve në ARRSH, Nikollaq Mihali, është paraqitur sot në ambientet e SPAK.

Mihali është marrë i pandehur nga SPAK së bashku me 5 zyrtarë të tjerë të ARRSH për shkelje të barazisë në tenderë.

Ndaj tij dhe 5 zyrtarëve, Arbër Troka, Miranda Shkurti, Almir Hoxhaj, Erjon Zemanaj, Admir Pahumi rëndon akuza për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Sipas SPAK, zyrtarët kanë shkelur ligjin në tenderin me vlerë 22 mln euro për “Rehabilitimin e segmentit rrugor “Mbikalimi pallati me shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja” në Unazën e Re në Tiranë, të shpallur më 14 qershor 2019 dhe firmosur më 22 tetor 2019. Tenderi u fitua nga bashkimi i operatorëve ekonomikë: Salillari SHPK– Bajrami N. SHPK.

Nuk dihet nëse prania e sotme në SPAK ka të bëjë me kete çështje apo ne lidhje me ndonje hetim tjeter.