Nipi mashtron gjyshen dhe i merr 20 mijë Euro

0

GREQI- Një grua e moshuar ka rënë pre e mashtrimit në Patra, pasi një burrë që e telefonoi pretendonte se ishte nipi i saj. Sipas mediave greke, “nipi” i të moshuarës e mori në telefon dhe i kërkoi ndihmë pasi kishte vrarë një fëmijë shqiptar.

‘Gjyshe, kam vrarë një fëmijë nga Shqipëria, policia më mban dhe për të më lënë të shkoj duhet të japësh lekë.’- i ka thënë personi.

85-vjeçarja, e trembur nga kërkesa e “nipit”, shkoi menjëherë në bankë duke tërhequr 20 mijë euro. Më pas ajo i la ato në një kosh mbeturinash, në rrugën Thermopylon në Patras, sipas udhëzimit që mori nga burri që e telefonoi.

Gruaja ndoqi me përpikmëri kërkesat pasi donte të shpëtonte nipin. Ngjarja e ndodhur të mërkurën është denoncuar dje në Policinë e Patrës, ku është ngritur rasti për mashtrim me autorë të panjohur.

Burimi: Protothema.gr

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu