Nis aksioni edhe në Durrës për lirimin e hapësirave publike, nesër “inspektim” nga Rama

0

Ka nisur edhe në Durrës aksioni për lirimin e hapësirave publike.

Aksioni ka nisur që sot nga strukturat lokale, ndërkohë që mësohet se nesër në Durrës shkon kryeministri Edi Rama.

Më herët gjatë ditës së sotme, Edi Rama u rikthye sërish në Vlorë, ku zhvilloi një takim me kryebashkiakun Ermal Dredha dhe deputetët e zgjedhur dhe kandidatët për deputetë të 11 majit.

Pas takimit me dyer të mbyllura, kreu i qeverisë doli sërish në terren për të parë nga afër nëse urdhrat e tij ishin zbatuar.

Por sërish duket se e gjeti në gabim Ermal Dredhën dhe nuk nguroi që ta kritikonte.

Më pas doli para mediave për të shpjeguar aksionin që ka ndërmarrë që siç tha po bëhet për të zgjuar nga gjumi autoritetet lokale. Para gazetarëve në Vlorë, kreu i qeverisë kërkoi angazhimin e të gjithëve, ku sipas tij edhe deputetët duhet të jenë më shumë të angazhuar.

Zaptimi i hapësirave, parkimet dhe uji ishin kryefjala e problemeve sipas Ramës.