TIRANË- Partia Demokratike ka nisur sot protestën e radhës para Kryeministrisë, ose ndryshe “Foltorja 2”. Qytetarë të shumtë dhe mbështetës të Partisë Demokratike i janë bashkuar “Foltores”. Protestës iu bashkua edhe Lideri i opozitës Sali Berisha, i cili pritet të mbajë fjalim. Në “foltoren” para kryeminisrisë i pranishëm është edhe ish-deputeti Ervin Salianji, i cili gjithashtu ka nisur nga Durrësi ditë më parë një lëvizje për riorganizimin e PD-së.
Gjatë kësaj proteste, në qendër të vëmendjes do të jenë të rinjtë dhe problematikat të cilat i shqetësojnë, duke përkuar dhe me ditën e sotme të 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë. Më herët kryedemokrati Sali Berisha ka njoftuar se do të ketë edhe takime nëpër rrethe.





