Nis greva në burgun e Burrelit, pritet t’i bashkohet edhe Peqini

0

MAT– Të dënuarit në burgun e Burrelit kanë filluar një grevë urie me afat të pacaktuar, pasi pretendojnë se po u shkelen të drejtat dhe liritë e tyre. Mësohet nga ‘Syri.Net’ se të burgosurit ankohen që u janë reduktuar takimet me familjarët dhe personat e afërt. Përveç kësaj mase të marrë për shkak të pandemisë së koronavirusit, kanë probleme edhe me komunikimin.

Drejtoria e Burgjeve ka kufizuar numrin e telefonatave të dënuarve ku nuk lejohen të telefonohen jo më shumë se 10-të numra. Gjë që ka sjellë edhe refovoltën e tyre. Por mesa duket burgu i Burrelit nuk nuk do të jetë i vetmi, pasi të njëjtat masa priten të merren edhe në Peqin nga të dënuarit.

Personat që aktualisht po vuajnë dënimin kërkojnë një zgjidhje emergjente nga Ministria e Drejtësisë, Avokati i Popullit dhe të gjitha organet e tjera kompetente, ndryshe paralajmërojnë përshkallëzimin e grevës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu