Nis kriza për vaj, marketet vënë njoftime: Mos blini më shumë se 6 shishe

0

Shqipëria po përballet me mungesën e vajit që përdoret për gatim. Në markete është vendosur një letër ku thuhet se nuk lejohet të blihen më shumë se gjashtë shishe vaji.

“Sasi e limituar, vaj deri në 6 copë,”- shkruhet në letrën e vendosur mbi rafte.

Deri më tani nuk ka asnjë njoftim nga institucionet kompetente përmes të cilave të jetë deklaruar mungesa e vajit. Nuk dihet nëse kjo situatë është e përkohshme, apo pritet të përkeqësohet me kalimin e ditëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu