Nis lufta në Dontesk të Ukrainës, 2 ushtarë të vrarë, banorët largohen nga qytetet

0

Dy të vrarë e katër të plagosur. Ky është bilanci i deritanishëm pas rritjes së tensioneve mes Ukrainës dhe Rusisë. Ushtari i parë ndërroi jetë gjatë përleshjeve me separatistët pro-rusë në rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut. Një ushtar i dytë ukrainas është vra në luftimet në territorin separatist të Donbass në Ukrainën Lindore.

Misioni i vetëshpallur i Republikës Popullore të Donetskut (DPR) në Qendrën e Përbashkët për Kontrollin dhe Koordinimin mbi regjimin e armëpushimit (JÇC) ka bërë me dije se forcat e Kievit kanë bombarduar periferi të qytetit duke përdorur artileri të ndaluar, sipas marrëveshjeve të Minskut.

Ndër të tjera theksohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm nga qendra e qytetit Donetsk në orët e para të së dielës se kishte tinguj shpërthimesh dhe zjarri artilerie që vinin nga periferi i Donetsk për tre orë rresht gjatë natës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu