Ka nisur me një minutë heshtje mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike në nder të ish-Presidentit, Bujar Nishani i cili ndërroi jetë në një spital në Gjermani pasi po vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkri.
Gjatë fjalës hapëse, Edi Paloka the se Bujar Nishani për kontributet e tij të mëdha në PD shpallet “Kryetar Nderi i Këshillit Kombëtar”.
“Dje përcollëm me dhimbje bashkarisht dhe i dhamë lamtumirën e fundit presidentit Bujar Nishani. Sot iu ftoij në kujtim tij dhe në respekt të Nishanit që ka qenë kryetari i parë i këshillit të PD-së të mbajmë një minutë heshtje…. (heshtje)
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij dhe respekti ynë për të”, tha Paloka.
Bujar Nishani shpallet “Kryetar Nderi i Këshillit Kombëtar të PD-së”
“Në emër të kryetarit të PD dhe kryesisë, propozoj që për të gjithë kontributet qw ka dhënë ndër vite dhe si kryetar i pari i Këshillit Kombëtar, Nishani do të shpallet “Kryetar Nderi i Këshillit Kombëtar të PD”.