Nis ndërtimi i shtëpisë muze të Dritëro Agollit, Baba Mondi bekon punimet

0

Në fshatin Menkulas të Devollit, vendlindjen e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, u hodhën themelet e Shtëpisë-Muze që do të ruajë përjetësisht kujtimin dhe trashëgiminë e një prej figurave më të ndritura të letërsisë shqipe.

Ky projekt kulturor, përtej simbolikës, është një akt konkret vlerësimi për kontributin e jashtëzakonshëm të Agollit në letrat shqipe dhe një hap përpara në përçimin e këtyre vlerave tek brezat e rinj.

Në ritin e kurbanit në themele të muzeut morën edhe kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj – Baba Mondi – dhe Elona Agolli, vajza e shkrimtarit.

“Dritëroi është një nga figurat e kombit shqiptar, ka lënë një vepër të shkëlqyer, ku ka frymëzuar shumë shqiptarë për të përballuar vështirësitë. Falënderoj familjen, arkitektin dhe të gjithë dashamirësit e tij që po bëjnë këtë muze, për këtë figurë kaq madhe të Shqipërisë. Ishte një personalitet i madh. Zoti na nderoftë të gjithëve, Amin!” – u shpreh Baba Mondi.