Nis protesta e opozitës, deputetët dalin nga selia blu, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

0

Ka nisur protesta e opozitës, teksa deputetët e PD kanë dalë nga selia blu dhe kanë nisur marshimin.

Ka nisur po ashtu edhe bllokimi i rrugëve të para në kryeqytet, rruga e “Elbasanit” dhe rrethrrotullimi i “Sheshit Willson”.

Kujtojmë se policia në përgjigje të kërkesës së organizatorëve të këtij tubimi, nuk u ka dhënë leje për bllokimin e akseve rrugore, pasi sipas bluve konsiderohet vepër penale.

Deputetët e PD kanë deklaruar se nuk tërhiqen nga vendimi për të bllokuar rrugët pasi sipas tyre kështu bëhet tubimi.

Sakaq, policia vijon të bëjë thirrje me megafon për të liruar rrugën dhe qarkullimin për automjetet dhe qytetarët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu