Nis puna për ndërtimin e Bashkisë së re në Elbasan

0

Nis puna për ndërtimin e bashkisë së re në Elbasan. Siç edhe është bërë e njohur, godinës ekzistuese do t’i shtohen anekse të reja duke rritur hapësirat për shërbimet publike.
Këto ditë është kryer rrethimi i zonës përreth dhe kanë mbërritur edhe makineritë e rënda. Punimet për ndërtimin e kompleksit të ri do të zgjasin dy vjet. Ky projekt është miratuar edhe nga Drejtoria e Planifikimit të Territorit.
Para se të nisin punimet, drejtoritë e bashkisë dhe shërbimet e tjera ndaj qytetarëve u spostuan në ambientet e Shkollës së Formimit Profesional, tek Fubi. Pjesë të tjera të bashkisë janë edhe tek ish- Aluizni, dhe prapa shkollës Onufri.
Që nga koha e ndërtimit, është hera e parë që godina ekzistuese e bashkisë Elbasan i nënshtrohet një rikonstruksioni të tillë. Kjo e kushtëzuar, jo vetëm nga amortizimi, por edhe nga rritja e qytetit dhe e drejtorive në shërbim të qytetarëve. Infoelbasani.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu