Nis puna për Reformën Zgjedhore, Alibeaj dhe Gjiknuri letër OSBE-së: Presim ekspertë nga ODIHR për të na asistuar

0

Komisioni për Reformën Zgjedhore duket se do të nisë nga puna këtë javë, ndërsa janë dy bashkëkryetarët Enkelejd Alibeaj nga PD dhe Damian Gjiknuri nga PS që i janë drejtuar me një letër misonit të OSBE në vendin tonë.

Në letrën e përbashkët, Alibeaj dhe Gjiknuri kërkojnë që ODIHR të vendosë në dispozicionë ekspertë të fushës, të cilët do të mund t’ asistojnë komisionit në gjatë punës për reformën zgjedhore.

Kujtojmë se grupimi i Lulzim Bashës do të kërkojë ndryshime rrënjësore si hapja e listave të deputetëve, vota e emigrantëve e të tjera.

Ndërsa grupimi i Sali Berishës duket se do ta bojkotojë punën e këtij komisioni. Më herët, deputeti Oerd Bylykbashi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po tenton të bëjë pazar me këtë reformë.