Nis reduktimi i forcave policore nga objektet e komunave në veri të Kosovës

0

Policia e Kosovës ka nisur t’i reduktojë trupat e saj në objektet komunale në veri të vendit, pas pranimit të vendimit të Qeverisë.

Reduktimi i forcave policore ka ndodhur para mesnatës së mbrëmshme, ndërsa KosovaPress mëson se këto lëvizje janë zhvilluar paralelisht nga komunat Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur për KosovaPress se ka filluar të implementohet vendimi i Qeverisë së Kosovës për tërheqjen e njësisë speciale nga veriu.

“Po, ka filluar reduktimi i njësive policore nga komunat ku kemi qenë prezentë. Gjatë ditës së sotme pritet të përfundojë operacioni”, ka thënë për KosovaPress nënkoloneli Elshani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu