KROACI- Iva Milka Kramariç, pronare e një kafeneje në Severin, në veri të Kroacisë, pretendon se fundjavën e kaluar është sulmuar fizikisht nga kryetari i komunës Zharko Zhgela.
Ajo pretendon se ngjarja ka ndodhur pasi kryetarit të Komunës, i është refuzuar pirja sepse ishte dukshëm i dehur.
“Zharko Zhgela më goditi në gjendje të dehur para kafenesë sime në Severin. Për këtë ka dëshmi. Janë pamjet e kamerave të vëzhgimit që i kam vendosur në dhe përreth kafenesë. Pasi e largova nga vetja, shefi më bërtiti dhe më shau. ‘A e dini kush jam, ky është fshati im’. Më ka goditur disa herë, herë me grusht, herë me shuplaka,”- tha Kramariç.
Policia kroate ka njoftuar se është duke u zhvilluar një hetim penal. Zhgela e mohoi prerazi përfshirjen, por ndërkohë dha dorëheqjen nga partia HDZ, e cila e dënoi ashpër rastin e dhunës.