Nis samiti i NATO-s në Bruksel, i pranishëm edhe Rama, sytë te takimi mes Biden dhe Erdogan

0

Ka nisur në Bruksel samiti i NATO-s, ku marrin pjesë drejtuesin e 30 vendeve anëtarë, përfshirë dhe presidentin amerikan Joe Biden, i cili pritet të zhvillojë një takim të veçantë dhe me homologun e tij turk Rexhep Taip Erdogan.

Siç shihet dhe nga pamjet, të gjithë liderët janë vendosur në hollin e sallës ku do të mbahet takimi në Bruksel, dhe janë duke ndjekur instalacionet që paraqiten në të.

 

Presidenti Joe Biden theksoi sot përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj aleancës së NATO-s, në hapje të takimit në të cilin organizata do të diskutojë rishikimin e konceptit të saj strategjik.

Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën në Bruksel për të diskutuar sfidat e aleancës para së cilës, tha presidenti Biden, ndodhen shumë të tilla.

“Kemi Rusinë që nuk vepron në përputhje me atë që shpresojmë dhe kemi Kinën”, tha ai përgjatë një takimi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Presidenti Biden tha se NATO-ja është thelbësore për interesat amerikane. “Neni i 5-të është një detyrim i shenjtë” dhe “Evropa duhet të dijë se Shtetet e Bashkuara janë këtu”, tha ai, duke ju referuar klauzolës së mbrojtjes së ndërsjellë të NATO-s.

Sekretari Stoltenberg tha të hënën se marrëdhëniet e NATO-s me Rusinë janë në “pikën më të ulët që nga fundi i Luftës së Ftohtë”.

“Kjo është për shkak të veprimeve agresive të Rusisë,” tha ai.

Sekretari Stoltenberg tha po ashtu se NATO-ja duhet të ketë një qasje më të fortë ndaj Pekinit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu