Nis shpërndarja e vaksinës në BE

0

Vaksinë e prodhuar bashkërisht nga Pfizer dhe BioNTech filloi të shpërndahet njëkohësisht në mbarë Bashkimin Europian, ndërsa vaksinimi fillon nga 27 dhjetori. Por ende pa mbërritur vaksina, Franca zbuloi një rast me variantin e ri të koronavirusit, ndërsa Austria i rivendosi kufizimet pak ditë pas i kishte hequr.

Në mbarë Bashkimin Europian filloi shpërndarja e vaksinës kundër Covid-19, paralel me rivendosjen e izolimit në disa vende dhe përhapjen e një varianti të ri koronavirusi.

Vaksinimi në të 27 vendet e bllokut do të fillojë nga 27 dhjetori, pasi rregullatorët miratuan për përdorim të gjerë vaksinë e prodhuar bashkërisht nga Pfizer-BioNTech.

Disa orë para se vaksina të mbërrinte në Francë, autoritetet shëndetësore të Parisit konfirmuan zbulimin e rastit të parë me variantin e ri të koronavirusit. I infektuar ishte një qytetar i kthyer nga Britania më 19 dhjetor.

Disa vende europiane kanë raportuar zbulimin e rasteve të infektimit me variantin e ri të koronavirusit, i cili ka shtuar edhe më shumë presionin ndaj sistemit të mbingarkuar spitalor.

Disa vende i hoqën masat kufizuese dhe u detyruan t’i rivendosin për shkak të numrit të lartë të infektimeve, si për shembull Austria, që do t’i mbajë në fuqi masat deri më 24 janar.

E ndërsa disa ende europiane vendosën masa të forta izolimi, udhëheqësit komunistë të Kinës përgëzuan veten për “punën e lavdishme me luftimin e pandemisë”. Në mbarë botën njerëzve po u bëhet thirrje të vazhdojnë të ruajnë distancimin fizik, pasi siç thotë Organizata Botërore e Shëndetësia nuk duhen çuar dëm sakrificat e bërë deri më tani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu