TIRANË-Protestuesit e opozitës kanë vijuar dhe ditën e sotme tubimin e tyre kundra arrestimit të liderit të opozitës Sali Berisha. Dhjetëra protestues janë mbledhur përpara shtëpisë së tij ku kanë bërë thirrje për heqjen e masës së sigurisë ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha.
Në protestë kanë marrë pjesë përfaqësues të Partisë Demokratike dhe qytetarë të cilët kanë marrë fjalën duke ngritur akuza ndaj qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama si shkaktarë kryesor për asgjesimin e opozitës sipas tyre.