Nisma “Thurje” padit në SPAK koncesionin e Portit të Vlorës

0

TIRANË-Nisma “Thurje” ka depozituar këtë të martë një padi në SPAK për dhënien me koncesion të projektit të portit të Vlorës.

Sipas vendimit, ky bashkim operatorësh që ka fituar koncesionin e projektit të Marina Vlorë, është shpallur njëkohësisht edhe investitor strategjik për të zhvilluar zonën në kufi me portin.

“Në shtesë të investimeve që do bëjë në lidhje me Koncesionin, Qiramarrësi planifikon të investojë, nëpërmjet një subjekti për qëllime të veçanta të krijuar për këtë qëllim, edhe disa struktura shërbimesh dhe struktura mbështetëse me fokus turizmin, si dhe ngritjen e disa ndërtimeve me natyrë civile, komerciale apo akomoduese (me fokus turizmin)…” thuhet në kallzimin e nismës thurje.

Nisma “Thurje” i kërkon SPAK-ut që të hetojë dhe të verifikojë nëse mënyra se si është vepruar me procedurat e koncensionit është bërë në kundërshtim me legjislacionin shqiptar, dhe nëse subjektet e përfshira kanë konsumuar veprat penale të parashikuara nga Kodi Penal.

“Nga rrethanat e parashtruara më sipër, shpjegohet se shpallja fitues i tenderit për koncesionin e portit trajtohet si kusht për përfitimin e kontratës së qirasë simbolike 1 euro për truallin publik pranë portit të Vlorës. Por nisur nga koha e shpalljes së kësaj kontrate dhe dokumentet e tenderit, ngrihet dyshimi se ky informacion nuk ka qënë i ditur për të gjithë operatorët e interesuar, të cilët në kushtet e një informacioni më të plotë do të mund të kishin paraqitur ofertat e tyre në këtë tender. Duke vepruar në kundërshtim me parashikimet ligjore, këtu mund të jetë shkelur barazia e pjesëmarrjes në tendera publike, si dhe t’i jetë shkaktuar dëm interesave të ligjshëm të shtetit.

Së dyti, nisur edhe nga koinçidimi i dy kontratave në kohë, vlen për tu hetuar nëse operatorët e përfshirë në këtë tender publik kanë patur informacion të privilegjuar mbi rrethanat e plota të tenderit, çka përbën vepër penale. Së treti, duhet hetuar nëse veprimet e ndryshimit të pronësisë së subjektit Marina Residences, bien ndesh me dispozitat e Ligjit 125/2013.

Së treti, vlen për tu hetuar kush kanë qënë motivet që i kanë shtyrë zyrtarët publik të përfshirë në këto procedura që të mos shpallin një tender të ri kur ndryshuan kushtet e tenderit, ndryshuan tekstin kontratave të miratuara, dhe lejuan ndryshimin e pronësisë së operatorëve të përfshirë në tender. Një hetim i tillë do të mund të vërtetojë nëse janë kryer veprat penale të korrupsionit.” – thuhet ndër të tjera në padinë e “Nismës Thurje”.

Ata i shprehin gatishmërinë SPAK që të bashkëpunojnë meta në çdo kohë për zbardhjen e mëtejshme të kësaj çështjeje, në mbrojtje të interest publik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu