Një 66-vjeçar ka gjetur vdekjen në Pukë, pasi ka rënë nga lartësia

0

LEZHË- Një 66-vjeçar ka gjetur vdekjen në Pukë, pasi ka rënë nga lartësia.

Mësohet se P.N., 66 vjeç banues në lagjen “Kalaja”, Lezhë, ishte duke kryer disa punime në çatinë e banesës së shtetasin Gj.D., 64 vjeç kur ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ndërkohë policia proceduan penalisht për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë shtetasin Gj.D., 64 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Lezhë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Pukë, proceduan penalisht për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë shtetasin Gj.D., 64 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Lezhë.

Procedimi ndaj tij filloi pasi në vendin e quajtur Qafë Qelë, fshati Gomsiqe, Pukë, në banesën e vjetër të shtetasit GJ.D, është aksidentuar duke rënë nga lartësia dhe për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi P.N., 66 vjeç banues në lagjen “Kalaja”, Lezhë, i cili ishte duke kryer disa punime në çatinë e banesës së këtij shtetasi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu