Një banese është përfshirë nga flakët, ndërron jetë një person

0

Një banesë është përfshirë nga flaket në fshatin Dedaj të Shkrelit në Malesinë e Madhe. Sipas te dhenave zjarri ka ardhur si pasojë e një rrufeje. Zjarri eshte perhapur me shpejtesi në banesë dhe për pasojë ka humbur jeten shtetasi Arben Ivanaj 51 vjec, cili si pasoje e plageve te marra nga zjarri ka nderruar jete ne spital. Viktima po qendronte ne banesen e komshiut te tij. Grupi hetimore I policise eshte nisur drejt vendit te ngjarjes nderkohe qe kane mberritur edhe forcat zjarrfikese per shuarjen e flakeve te zjarrit

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Më datë 09.06.2022, në orën 13:15, në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, dyshohet se për shkak të goditjes së rrufesë është krijuar shkëndijë elektrike në banesën e shtetasit P. Ç. 63 vjeç.

Për pasojë është djegur pjesërisht banesa, si dhe ka pësuar djegie në trup, shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, që po qëndronte në këtë banesë, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu