Një burrë 44-vjeçar rrëmben 1-vjeçaren, e çon në shpellë

0

Familja dhe vajza e tyre 1-vjeçare në Tajlandë, përjetojnë momente tmerri kur fëmija zhduket papritur.

Por fatmirësisht, pas kërkimeve intensive, vogëlushja u gjet e gjallë. Një burrë 44-vjeçar e kishte rrëmbyer atë jashtë shtëpisë së familjes në një fshat të largët në provincën Chiang Mai.

Më shumë se 200 oficerë policie, punonjës shpëtimi dhe vullnetarë kontrolluan nëpër shtëpitë e zonës dhe pyje e më në fund, e gjetën të miturën në afërsi të një shpelle. Rrëmbyesi, një punëtor nga Mianmari, ishte mik me babanë e vajzës, e cila besohet të ketë qëndruar vetëm vetëm tre ditë përpara se të shpëtohej përfundimisht nga një kasolle druri pranë shpellës me ujë.

I dyshuari, i cili çoi policinë në vendin ku kishte lënë 1-vjeçaren tha se : “Shpirtrat e pyllit i kishin kërkuar të sakrifikonte një fëmijë për fantazmën. “Kështu që unë e mora Ginën dhe e lashë para shpellës, por nuk e vrava”, është shprehur ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu