“Një ditë do merret vesh, se më keni çmendur”, Melisa konfirmon lidhjen me Andin

0

Melisa-Andi janë një nga dyshet më të diskutura të ditëve të fundit, përveç çiftet të vërtetë të krijuar nga “Për’puthen”, Tea-Beart. Është përfolur se Andi dhe Melisa kanë krijuar lidhje me njëri-tjetrin jashtë programit dhe janë publikuar disa foto që i kanë përforcuar akoma më shumë këto dyshime.

Në rrjete sociale qarkulluan disa foto të Andit dhe Melisës, të cilat i bënë të gjithë të dyshonin se ata janë realisht në një lidhje mes tyre. Në rrjete sociale u publikuan foto të dy protagonistëve, në të cilat Andi dhe Melisa shfaqen me të njëjtin kapuç në kokë.

Gjithashtu janë shkëputur disa imazhe gjatë videove live që Melisa dhe Andi kanë bërë dhe ndjekësit kanë vënë re një detaj të ngjashëm nga shtëpitë e tyre. Të gjithë këto detaje i bënë ndjekësit e programit të dyshonin akoma më shumë se ata kanë krijuar bashkë një lidhje dashurie, për të cilën ka ngritur akuza dhe Shqipja, ish-konkurrentja që zbuloi lidhjen e Beartit dhe Teas.

Megjithëse i mohoi këto lajme duke treguar që s’ka asnjë lloj marrëdhënieje me Andin, Melisa vendosi të lërë përfundimisht “Për’puthen” dhe të vazhdojë e qetë jetën e saj.

Madje, në rrjet po qarkullon një foto e një bisede e cila mendohet të jetë bërë me Melisën, pasi është emri i adresës së vërtetë të ish-konkurrentes.

Një vajzë i shkruan se e ka parë me Andin, ndërsa Melisa nuk lodhet më ta mohojë.

“O Melisa, të pashë sot kur po ngjisje shkallët me Andin edhe ule kokën. Jam ajo goca me cantë blu që po ju shikoja në kokërr të syrit.”- i shkruan vajza.

“Okej, se më keni çmendur.”- përgjigjet Melisa.

“Shyqyr e pranove.”- i shkruan sërish vajza, ndërsa Melisa ia kthen:

“Do, s’do, një ditë do merret vesh.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu