Një ditë para provimit të parë të Maturës Shtetërore, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar në faqen e saj zyrtare rregullat që duhet të kenë parasysh të gjithë maturantët. Ajo thekson se respektimi i udhëzimeve është i domosdoshëm për zhvillimin e një procesi të rregullt, të ndershëm dhe pa probleme.
Rregullat përfshijnë sjelljen në ambientet e provimit, ndalimin e pajisjeve elektronike dhe oraret e paraqitjes në qendrat e testimit. Ministrja u ka uruar sukses të gjithë nxënësve dhe ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithëve për një maturë të mbarë.
“Nesër nis Matura Shtetërore 2025, me provimin e Gjuhës së Huaj.
Disa rregulla për t’u patur parasysh nga çdo maturant
Suksese të gjithëve!”, shkruan Ministrja Manastirliu.
Rregullat Matura Shtetërore 2025:
Ora 8:30 – Paraqituni në ambientet e shkollës
- Provimi nis në 10:00 dhe përfundon në 12:30.
Çfarë duhet të keni me vete:
- Mjet identifikimi (kartë ID ose pasaportë).
- 2 stilolapsa, vizore e vogël, makinë llogaritëse e thjeshtë.
Veshje e rregullt
- Uniforma e shkollës.
- Në mungesë të uniformës, bluzë + xhinse
Shishe me ujë.
- Ushqehuni mirë në mëngjes në shtëpi
Ndalohen rreptësisht:
Telefonat
Ora smart
Rregulla gjatë provimit:
- Përdorni stilolaps me një ngjyrë dhe kurrë më shumë se një ngjyrë në plotësimin e testit
- Firmosni kur merrni dhe dorëzoni testin.
- Kontrolloni testin për pasaktësi ose paqartësi në lexim.
- Nuk lejohet largimi para 12:30.
- Sjellje korrekte dhe vëmendje gjatë testit.