Një ditë pasi hodhi firmën Sylvinho ja nis punës, takohet me të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare

0

Ditën e djeshme, në orën 10:30, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka prezantuar trajnerin e ri të kombëtares shqiptare, brazilianin Sylvinho. Ish-trajneri i Lyon ka firmosur me kombëtaren tonë dhe ka thënë fjalët e tij të para si trajner kuqezi.

Sot, ai ka nisur menjëherë punën e tij pasi mori zyrtarisht timonin e kombëtares. Sylvinho bashkë me Zabaletën dhe Dorival, dy ndihmësit e tij, kanë zhvilluar një takim me të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave, për djem dhe vajza.

Në këtë takim, Sylvinho u shfaq optimist dhe entuziast për këtë aventurë të re. Ai theksoi se bashkëpunimi mes trajnerëve të ekipeve kombëtare të moshave dhe kombëtares A do të jetë shumë i ngushtë për të përgatitur dhe për të zbuluar sa më shumë lojtarë të talentuar.

Gjithashtu, Silvinjo u njoh edhe me mënyrën e organizimit të gjithë ekipeve të të moshave dhe për programin apo metodologjitë stërvitore që ato aplikojnë gjatë vitit, teksa mori informacion edhe për mënyrën se si monitorohen elementët e spikatur të cilët aktivizohen veçanërisht jashtë vendit.

Trajneri i Kombëtares theksoi se qëllimi i përbashkët është i njëjtë, për të afirmuar sa më shumë futbollistë të rinj, por edhe për të marrë sa më shumë rezultate pozitive me të gjitha ekipet kombëtare të moshave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu