I fshehur mes publikut në studion e “Big Brother VIP”, Elvis Myrtaj u prezantua si banori më i ri i shtëpsië më të famshme në Shqipëri.
Elvisi ka lindur në Elbasan më 16.08.1986 dhe është gazetar i kronikës së zezë në televizionin “Fax News”. Ai është bërë viral për disa lapsuse gjatë raportimeve, teksa tha se tashmë është koha që t’i futet dhe botës së “show biz”-it.
Sa i përket banorëve që rtashmë kanë hyrë, ai tha se i trembet Meri Shehut, teksa me Rike Koçin do të flirtojë, pasi ai shpreson që të gjejë dhe dashurinë në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Nga ana tjetër, ai tha se nuk ka lajmëruar askënd nga puna që po hyn në BBVIP, duke u kërkuar falje. Ai kishte dhe porosi për opinionistët, teksa tha: “Ti Arbër je limotoz po më shave… ndërsa ti Ori, më shaj, thuaj çfarë të duash“.
Ai tërhoqi menjëherë vëmendjen me një veprim të pazakontë. Teksa banorët e tjerë ndodheshin në living duke folur me njëri-tjetrin, ai hyri në shtëp dhe hiqi atletet. Më pas, iu drejtua banorëve duke u thënë se shtëpia është e re dhe është bërë gjithë ai investim, prandaj nuk mund të hynin me këpucë. Kjo shkatoi të qeshura tek banorët.
Deri më tani, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri kanë hyrë Drini Zeqo, Meri Shehu, Ilnisa Agolli, Julian Deda, Gabriele Mezini dhe Roza Lati.