Një grua 36 vjeçare dhunon një të moshuar në Tiranë

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një e moshuar 70 vjeçare është dhunuar.

Nuk dihet ende tamam situata dhe identiteti rreth gruas 36-vjeçare.

Policia deklaron se komisariati nr. 1 referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimura penale për shtetasen R. Gj., 36 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një shtetaseje 70 vjeçe.

Materialet për këtë situatë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime dhe hetime  të mëtejshme procedurale.