Sot, në Degën e Partisë Demokratike Peqin, u zhvillua procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të degës. Në garë ishin dy kandidatura me reputacion të lartë, jo vetëm brenda strukturave të PD-së, por edhe në mbarë Bashkinë Peqin: Enkeljda Gripshi dhe Armand Kurti.
Pas numërimit të votave, fituese e zgjedhjeve u shpall Enkelejda Gripshi, e cila do të udhëheqë degën e Partisë Demokratike në Peqin.
➡️ Një hap i rëndësishëm drejt forcimit të strukturave lokale dhe pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset demokratike.





