Një i arrestuar për baste sportive/ Në pranga edhe dy shtetas të tjerë

0

Policia e Durrësit ditën e sotme ka arrestuar 4 shtetas për disa vepra të ndryshe penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, shtetasin me iniciale H. L. (25 vjeç) dhe për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve sportive” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin me iniciale A. H, (50 vjeç ) të dy banues në Durrës.

“Në lokalin në menaxhim të shtetasit H. L., në lagjen nr.16, Durrës, gjendeshin sende të kundraligjshme, kanë ushtruar kontroll në ambientet e këtij lokali si dhe në automjetin në përdorim të shtetasit A. H., e cila ishte e parkuar përpara lokalit. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan disa doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë të cilat dyshohet se konsumoheshin në ambientet e lokalit në përdorim të shtetasit H. L., si dhe një armë sportive (manovër)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu në Durrës është arrestuar një tjetër shtetas që akuzohet për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Bëhet fjalë për 28-vjeçarin me iniciale E. Z., banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit që menaxhonte, u konstatua duke ushtruar aktivitetin e lotarive të basteve sportive.

“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 telefona celularë, me anë të cilëve ky shtetas ushtronte këtë aktivitet, si dhe 36.500 lekë dhe 50 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi I. T., 52 vjeç, banues në Shijak, pasi drejtonte mjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu