Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Lapardha në Berat. Sipas policisë, viktima është shtetasi K.XH, ndërsa nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 03.11.2022, rreth orës 07:00, në fshatin Lapardha, në lagjen “Qoshkë”, në anë të rrugës, është gjetur i pajetë shtetasi K. Xh., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Berat. Nga të dhëna e para dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën, për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.