Një i vdekur dhe mbi 700 të infektuar me Covid-19 në Kosovë

0

Një person ka vdekur nga koronavirusi të mërkurën në Kosovë sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa janë raportuar edhe 763 raste të reja me të infektuar.

Ministria e Shëndetësisë tha se, në bazë të 2 mijë e 30 mostrave të testuara gjatë 24 orëve, 37.58 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Aktualisht, janë 2,184 raste aktive me koronavirus në Kosovë. Të martën, dy persona kanë vdekur nga COVID-19.

Numri i rasteve me koronavirus në Kosovë ka nisur të rritet në gjysmën e dytë të qershorit.

Muajt e pranverës kanë qenë kryesisht të qetë sa u përket infektimeve – ka pasur ditë me zero raste. Shkalla e infeksionit është në rritje edhe në vende të tjera të Ballkanit dhe më gjerë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu