Një i vd*ekur dhe një i plagosur rëndë, dalin pamjet e përplasjes së tre makinave në aksin Lezhë-Laç

0

LEZHË- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në superstradën Lezhë-Laç. Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Treshit” ndërsa në aksident janë përfshirë tre mjete.

Fatkeqësisht raportohet se ka humbur jetën një person. Gjithashtu bëhet me dije se një tjetër person është plagosur dhe është në gjendje të rëndë. Policia dhe ambulancat kanë shkuar me urgjencë në vendin e ngjarjes. Ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen ndërsa nuk dihet identiteti i viktimës.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu