Një i vdekur nga Covid në Kosovë, sa qytetarë janë infektuar gjatë 24 orëve të fundit

0

Një person ka humbur jetën nga Covid në 24 orët e fundit në Kosovë. Ndërkohë gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 101 raste të reja.

Aktualisht në gjithë vendin janë mbi 3 mijë raste aktive.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 195 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë  1.807.516 doza të vaksinës.

Deri më sot 813.185 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 96.011 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.595 testime, 101 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 758 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 218.265.

Në total numri i rasteve aktive është 3.883.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu