Në ditën e mësuesit Meleqe Hasa e ka të vështirë ti mbaj lotët.Për të ky është 7 marsi i saj i fundit mes nxënësve dhe kolegëve.Mosha e pensionit po troket,ndaj mësuesja e ciklit fillor e ka të pamundur të mos emocionohet për të gjithë rrugëtimin e saj në arsim.
Në 38 vite punë në arsim ka pasur sfida e suksese ,por sërish ia ka dalë.Për mësuese Meleqen të gjithë arsimtarët duhet të punojnë me ndërgjegje.

Rrugëtimin e saj në arsim e nisi rreth 4 dekada më parë në Berat,e vijoi në qytetin e Cërrikut,por emocionet e mëdha i përjetoi në qytetin e Elbasanit.I vetmi peng për të është fakti se si mësuesja e nipit të saj nuk po mundet ta coj deri në fund…../Infoweb Media