Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka uruar sot Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, në një mënyrë shumë të veçantë.
Ylli i muzikës ka bërë një postim në “Instastory”, ku ka ndarë vargje nga himni kombëtar. Këtë e ka shoqëruar me një imazh të simbolit të shqiponjës.

“Një komb, një flamur”, ka shkruar Lipa, shoqëruar me vargjet: “Rreth flamurit të përbashkuar Me një dëshir` e një qëllim, Të gjith` atij duk` ju betuar Të lidhim besën për shpëtim. Prej lufte veç ai largohet Që është lindur tradhëtor, Kush është burrë nuk friksohet, Po vdes, po vdes si një dëshmor!”.
Shqipëria sot feston 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.