Një muaj nga aksidenti që ndodhi në rrugën e Kavajës në Tiranë, çifti Arjan dhe Vilma Konomi kanë dalë nga spitali.
Prej më shumë se 4 javësh ata ndodheshin të shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak të plagëve të shumta që morën si pasojë e përplasjes nga mjeti që drejtohej nga Ajas Sulejmani.
Ky i fundit u vu në pranga disa orë pas aksidentit, ku rezultoi se ishte nën efektin e lëndëve narkotike.
Çifti Konomi së bashku me foshnjen e tyre, vetëm disa muajsh, ishin duke kaluar rrugën në momentin kur u përplasën nga Sulejmani, i cili po ecte me shpejtësi të lartë dhe me semafor të kuq.
Fatmirësisht foshnja, e cila ishte fryt i më shumë se 20 viteve përpjekje e çiftit Konomi për t’u bërë prindër, shpëtoi pa marrë plagë të rënda, dhe la spitalin të nesërmen e aksidentit