Një muaj nga vrasja e Liridona Ademajt, vëllai i saj: Do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi

0

Ditën e djeshme u mbush  një muaj që nga vrasja e Liridona Ademajt.

Natën e sotme, vëllai i saj Leonard Ademaj përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar mediat, shoqërinë civile, hetuesit, prokurorët, që janë duke kontribuar në informim dhe në zbardhjen e rastit.

Ai gjithashtu u shpreh se do të vazhdojnë të për drejtësi për Liridonën.

“Ka kaluar një muaj që kur se është vrarë Liridona jonë. Kishim shumë plane bashkë. Këto ditë i gjetëm në shtëpi ballonat që i pati ble me ia festu djalit ditëlindjen. Do t’i ruajmë ashtu siç e ruajmë çdo kujtim. Viti 2023 do të mbetet për ne vit i kobshëm që na e mori Liridonën dhe vetëm shpresa për drejtësi po na mban gjallë.

Duam t’i falenderojmë të gjithë mediat, shoqërinë civile, hetuesit, prokurorët që janë duke kontribuar në informim dhe në zbardhjen e këtij krimi. Ka pasur raste kur jemi lënduar rëndë nga diskutimet dhe raportimet që janë bërë rreth rastit, me informacione të pasakta. Ne shpresojmë që rastet e Liridonës dhe grave tjera të vrara të trajtohen me ndjeshmëri dhe kujdes më të madh. Ne do të vazhdojmë të avokojmë për drejtësi për Liridonën”, ka shkruar ai.

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu