Një nga nivelet më të ulëta historike, çfarë po ndodh me prodhimin e verës në Francë

0

Franca, prodhuesi i dytë më i madh i verës në botë pas Italisë, pret një rënie të prodhimit në masën 24-30 për qind në 2021, që shënon një nga nivelet më të ulëta historike.

Ndërkaq, Ministria franceze e Bujqësisë deklaroi se:

Prodhimi i verës në 2021 parashikohet të jetë historikisht i ulët, më i ulët se ai i 1991 dhe 2017, i prekur gjithashtu nga një acar i fortë në pranverë. Rënia e prodhimit midis 1977 dhe 2021 është pasojë e një reduktimi të rregullt në zonat e verës midis këtyre dy datave.

Ngrica e prillit preku rëndë, gjithashtu, pemët frutore franceze, në veçanti kajsitë, vjelja e të cilave në vitin 2021 pritet të përgjysmohet, në krahasim me mesataren 2016-2020 dhe, sipas vlerësimeve nga shërbimi statistikor i ministrisë, Agreste, kjo do të jetë vjelja më e keqe në 42 vjet.

Rikujtojmë, se së fundmi ka shpërthyer lufta e shampanjës mes Rusisë e Francës. Luftën e hapi presidenti rus, Vladimir Putin, i cili firmosi një ligj që penalizon statusin simbol në emërtimin e pijes më të famshme në botë. Shampanja që eksportohet në Rusi nuk do të quhet më kështu por thjesht spumante. Për francezët kjo është fyerje e duhen marrë masa.

Të indinjuar, francezët vendosën të ndalojnë eksportin në Rusi të Moet&Chandon, Veuve Cliquot e Dom Perignon. Nuk bëhet fjalë të ndryshohet emri nga shampanjë në spumante. Vendimi për ndalimin e eksportit nuk diskutohet ndonëse i përkohshëm, në pritje të gjetjes së zgjidhjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu