Pas një periudhe të gjatë pandemike, UEFA ka përgatitur surprizën e saj për tifozët e futbollit. Në faqen zyrtare në Twitter është njoftuar se do të jepen plot 10 mijë bileta falas për finalen e Champions League dhe 30 mijë në total për të gjitha finalet evropiane!
Tifozët e skuadrave që do të arrijnë në finalen e garave evropiane të këtij viti do të kenë një mundësi unike për të parë nga afër ndeshjet kryesore.
UEFA e cilësoi si surprizë të denjë pasi tifozët duruan periudhën e pandemisë larg stadiumeve!
Biletat do t’u shiten përgjysmë finalistëve të çdo finale dhe secila skuadër ka të drejtë t’u japë përparësi tifozëve më besnikë, atyre me biletat më të vjetra të sezonit ose më së shumti paraqitje në ndeshjet jashtë fushe, por siç thuhet në njoftim është e ndaluar të jepuni punonjësve të klubit ose bashkëpunëtorëve të klubit.
Në fakt, u bë e ditur se projekti i biletave falas nuk do të rëndojë të ardhurat e tetë klubeve, pasi UEFA do të rimbursojë plotësisht shumën që i përgjigjet secilit.





