Një person denoncon zhdukjen e vëllait të tij në Korçë: Vuan nga sëmundja e sklerozës

0

Një 74 vjeçar me iniciale M.T ka denoncuar ditën e djeshme në policinë e Korçës, zhdukjen e vëllait të tij. Sipas detajeve të dhëna në kallëzim, vëllai i tij B.T, 72 vjeç ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më.

I moshuari mësohet se vuante nga sëmundja e sklerozës.

Njoftimi i Plotë:

Më datë 07.10.2022, në Komisariatin e Policisë Maliq, është paraqitur shtetasi M. T., 74 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka deklaruar se i është larguar nga banesa vëllai i tij B. T., 72 vjeç, banues në fshatin Dolan, Maliq, i cili vuan nga sëmundja e sklerozës. Nga ana e Policisë po punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu